Mesjava rezervon ndeshjet e dyta të turit të tretë të Kupës së Shqipërisë. Favorite mbeten skuadrat e Superiores, pasi pjesa më e madhe e tyre kanë mundur që të hedhin një hap drejt kualifikimit që në ndeshjen e parë.
Duhet të djersinë më shumë se të tjerat Kukësi e sidomos Laçi nëse duan që të avancojnë më tej. Edhe pse të dyja skuadrat veriore janë konsideruar si eksperte në këtë kompeticion, kanë hasur vështirësi, respektivisht ndaj Apolonisë dhe Bylisit. Kuksianët u mundën në Fier 2-1. Edhe me një fitore minimale do të kalonin në turin tjetër, ndërsa Laçi duhet të bëjë një përmbysje të madhe, pasi duhet të fitojë me tre gola diferencë ndaj ballshiotëve, të cilët në shtëpinë e tyre fituan 2-0.
Partizani duket se e ka likuiduar Kastriotin që në takimin e parë, ashtu si dhe Luftëtari Egnatian. Edhe Teuta duhet të administrojë suksesin e ndeshjes së parë. Skënderbeu po ashtu nuk pritet që ta ketë të vështirë ndaj Besëlidhjes, ashtu si dhe Tirana që ka fituar pastër në kryeqytet me Flamurtarin që ka pa fund probleme. Interesante duket ndeshja mes Vllaznisë dhe Kamzës, ku mbetet rezultati i hapur.
Kupa e Shqipërisë – Turi i dytë (ndeshjet e kthimit)
E mërkurë, më 6 shkurt
Ora 13:30 | Partizani-Kastrioti (4-2)
Ora 13:30 | Kamza-Vllaznia (1-2)
Ora 13:30 | Luftëtari-Egnatia (3-0)
Ora 13:30 | Skënderbeu-Besëlidhja (2-1)
E mërkurë, më 6 shkurt
Ora 13:30 | Kukësi-Apolonia (1-2)
Ora 13:30 | Teuta-Lushnja (3-1)
Ora 13:30 | Flamurtari-Tirana (0-2)
Ora 13:30 | Laçi-Bylisi (0-2)