E fundit në Superiore: “Shëtitje” apo futboll, e vetmja pikëpyetje

0

Java e fundit e Superiores dhe do të marrin fund të gjitha pikëpyetjet, më kryesorja se kush do të bjerë në Kategorinë e Parë. Tirana e ka në dorë vetë mbijetesën dhe i mjafton vetëm një barazim me Flamurtarin. Luhet në “Selman Stërmasi” dhe rikthehen tifozët, ndërkohë që motivimi është i madh pas triumfit me Laçin në transfertë.

Kastrioti luan ndaj Kukësit, ekip që do me çdo kusht vendin e dytë në klasifikim. Krutanët në njëfarë mënyre janë të dorëzuar për çështjen mbijetesë. Në Durrës Teuta pret Laçin dhe i duhet vetëm një pikë për të mbajtur Skënderbeun poshtë vetes dhe për të siguruar Europën.

Kurbinasit kanë ende shpresa për Europën, por gjithashtu do ishin të kënaqur me një pikë. Në Gjirokastër vendasit e mbyllin kampionatin me kampionët e Partizanit. Të kuqtë do tentojnë ta mbyllin me fitore dhe më pas të mendojnë për ndeshjet në Champions League.

Skënderbeu e ka mbyllur kampionatin, pasi java e fundit i rezervonte si kundërshtar Kamzën. Korçarët marrin tre pikët në tavolinë dhe presin që Kukësi të fitojë Kupën, për të shpresuar më pas nëse CAS do t’ua hedhë poshtë dënimin e UEFA-s. FSHF ndërkohë ka vendosur që ndeshjet e sotme të luhen prej orës 16:00, 30 minuta më herët se orari i zakonshëm i javëve të fundit.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 36
E enjte, më 30 maj 2019, ora 16:00

Luftëtari-Partizani
Kukësi-Kastrioti
Tirana-Flamurtari
Teuta-Laçi

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.