Acarohet De Ligt: Më keni bërë xhiro në gjithë Evropën

0

De Ligt është telenovela që po mban të qepur para medieve sportive të gjithë. Holandezi kërkohet nga PSG, Junajtid dhe Barcelona. Katalanasit janë klubi më afër tij shërbimeve të tij. Megjithatë, ditët e fundit një ofertë joshëse e “Djajve të Kuq” ka kryqëzuar të ardhmen e djaloshit.

Sot u raportua nga mediat franceze se përfaqësues nga Parisi kanë takuar agjentin e tij Mino Raiola për të bërë dhe ata propozimin e tyre. Agjenti i 19-vjeçarit është treguar një person i pangopur dhe po trazon jo pak mendimet e tulipanit, që deri para pak kohësh kishte Barcelonën si zgjedhje të parë.

Në një intervistë të fundit De Ligt është shfaqur disi i nervozuar me spekulimet rreth të ardhmes së tij. Shprehet se fokusi i tij për momentin është në Ligën e Kombeve.

“I kam lexuar lajmet rreth Junajtid. Kam parë edhe rrogën që do të marr gjithashtu. Janë histori qesharake. Çdokush po flet për të ardhmen time prej një viti. Një ditë më çojnë diku, më pas shkoj në një vend tjetër. Më keni bërë mjaft xhiro nëpër klubet e Evropës, apo jo? Vëmendja ime është në Ligën e Kombeve dhe më pas do të shohim se çdo të ndodhë”, përfudoi De Ligt.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.