Bëri gafa kundër Sitit, tifozët njësoj si në Shqipëri: De Gea urren Liverpulin!

0

David De Gea është një nga portierët më të talentuar në botë. Spanjolli të befason shpeshherë me disa pritje të pabesueshme, por ai po shijon një moment tepër të keq.

Forma e ndeshjeve të fundit ka lënë për të dëshiruar dhe gafat janë shtuar. Edhe në derbin kundër Sitit të Guardiolës, spanjolli nuk u tregua në lartësinë e duhur. Te goli i parë duhet të kishte bërë diçka më shumë, ndërsa i dyti ishte totalisht faji i tij.

Në dy-tri raste të tjera nuk arrinte as të largonte topin, duke ia dhuruar atë kundërshtarëve. Gabimet e tij nuk acaruan vetëm tifozët e Junajtid, por edhe ata të Liverpulit. “The Reds” prisnin frenimin e Sitit për të rimarrë vendin e parë dhe për të rikthyer titullin në qytet pas 29 vitesh mungesë.

Diçka e tillë nuk ndodhi, madje 28-vjeçari ua lehtësoi punën lojtarëve të Guardiolës. Tifozët kanë “shpërthyer” kundër portierit në rrjetet sociale. Shumë prej tyre bashkohen në një pikë: De Gea ka inat Liverpulin dhe nuk dëshiron që t’i shohë ata duke festuar në fund të sezonit!!!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.