Përballen dy skuadra me 27 trofe në elitë, Dinamo-Vllaznia një klasike!

Të dielën luhet sfida e fundit e javës së 25-të në Kategorinë e Parë, ku në Grupin A, Dinamo pret Vllazninë në Kompleksin “Internacional” në Pezë. Në këtë fazë të tretë, të dyja skuadrat vijnë me pozicione të ndryshme në renditje, pasi Vllaznia e ka siguruar vendin e 1-rë në Grupin A dhe pret vetëm zyrtarizimin për tu ngjitur në Kategorinë Superiore, ndërsa Dinamo në zonën Play-off të këtij grupi renditet në vendin e 3-të. Të dyja në këtë përballje vijnë me synime të mbyllura, por me një histori të madhe.

Në Kategorinë e Parë është takimi i 4-t mes tyre, ku Vllaznia ka bilancin pozitiv, pasi i ka fituar të tre takimet, me një golavarazh pozitiv 4:0. Në këtë kategori, Dinamo ka 7 sezone që luan që nga 2012-2013, ndërsa Vllaznia po luan sezonin e saj të tretë si inferiore (1957, 1962 dhe 2018-2019). Në këtë takim të katërt në Kategorinë e Parë mes Dinamos e Vllaznisë, nisur nga pozicionet e  tyre në renditje, të dielën do të kemi një revansh në inferiore.

Në Kategorinë Superiore në historinë e tyre këto dy skuadra kanë fituar 27 tituj. Dinamo ka 64 pjesëmarrje me 18 trofe, ndërsa Vllaznia në 76 pjesëmarrje ka fituar 9 trofe. Dinamo ka fituar 13 herë Kupën e Shqipërisë dhe 2 herë Superkupën, ndërsa Vllaznia ka fituar 6 herë Kupën e 2 herë Superkupën. Me këtë “arsenal” trofesh e titujsh, do të takohen të dielën në Pezë.

AGRON KAJA

PËRBALLJET NË KATEGORINË E PARË/ GRUPI A

Në fazën e Parë/ 21 shtator 2018
Vllaznia-Dinamo         2-0

Në fazën e dytë/ 9 dhjetor 2018
Dinamo-Vllaznia         0-1

Në fazën e tretë/ 16 mars 2019
Vllaznia-Dinamo         1-0

Në fazën e tretë/ 28 prill 2019
Dinamo-Vllaznia         ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online