VIDEO/ Reali i Madridit fiton edhe me ndryshime në formacion, Arda Guleri i dërgon madrilenët me njërën dorë te titulli kampion

Reali i Madridit është gjithmonë e më pranë titullit kampion. “Los blancos” kanë thelluar diferencën me Barcelonën e vendit të dytë pas fitores së sotme. Madrilenët kanë marrë tre pikët e radhës kundër Real Sociedadit, duke e mposhtur minimalisht 0-1. Pavarësisht ndryshimeve që Ançeloti kreu në formacion, madrilenët arritën të mposhtnin kundërshtarin.

Realit i mjaftoi goli i shënuar nga Arda Guleri në minutën e 29 të takimit për të siguruar fitoren në transfertë. Sociedadi barazoi me anë të Kubos në pjesën e parë të lojës, por VAR-i i ngriu festën vendasve. Shkak u bë një ndërhyrje e gabuar në momentin e nisjes së aksionit të golit. Reali i Madridit qendron në krye të renditjes me 84 pikë të grumbulluara, 14 më tepër se Barcelona. Me vetëm 5 ndeshje në dispozicion, madrilenët duken të jenë me njërën dorë te titulli kampion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/