“Sivaspori e konsideroi të pashitshëm në janar”! Menaxheri zbulon prapaskenat për transferimin e Manajt: Në verë nuk do e duan vetëm ekipet italiane

Rei Manaj po përjeton sezonin më të mirë të karrierës së tij. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 17 gola në kampionatin turk dhe vëmendja është kthyer drejt tij. Agjenti i tij, Vinçenco Pizakane, ka thënë për “Sport Italia” se pati bisedime në janar për transferimin e 26-vjeçarit në Serinë A. Megjithatë klubi e cilësoi si të pashitshëm në merkaton e shkuar

“Edhe pse nuk jam drejtpërdrejtë menaxheri i tij, mund të them se pati diçka në janar. Por Sivaspori e deklaroi të pashitshëm. Çdo diskutim u shty deri në korrik. Por po bën aq mirë sa besoj se nuk do të jenë vetëm ekipet italiane ato që do ta duan”, ka thënë Vinçenzo Pizakane./Halit Delibashi-Sport Ekspres/