Plas gallata në internet, “shpikje” e Junajtid në mbrojtje!

Mançester Junajtid shfaqi shumë probleme në derbin kundër Mançester Sitit. “Djajtë e Kuq” treguan limitet e tyre, ndërsa gabimet ishin të shumta. Të pafuqishëm në sulm dhe tepër të brishtë në mbrojtje, madje amatorë në disa raste.

Ekipi i Guardiolës fitoi 0-2 dhe hodhi një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion. Golat u shënuan nga Bernardo Silva dhe Sane, ndërsa aksioni i golit të anësorit gjerman tregon momentin e vështirë dhe brishtësinë e difensivës së djemve të Solskjaer.

Një rreshtim i i çuditshëm, jo katër në një linjë horizontale, por të gjithë mbrojtësit të rreshtuar vertikalisht. Në rrjetet sociale kanë nisur talljet dhe ironitë. Të gjithë janë “befasuar” nga skema e re e Junajtid: 1-1-1-1-3-3!

Junajtid po kalon një krizë, ndërsa gara për një vend në Champions është ndërlikuar së tepërmi. Ndeshja e radhës zhvillohet përsëri në “Old Trafford”, kësaj radhe kundër Çelsit, një rival direkt për ekipin e Solskjaer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online