Po i jep besimin e munguar, trajneri i klubit të Serisë A vlerëson talentin shqiptar: Ka një perspektivë të madhe

Trajneri i ri i Leçes ka shfaqur hapur besimin e tij për kapitenin e Kombëtares shqiptare U21. Luka Goti i ka dhënë hapësira të nevojshme me ekipin e parë Medon Berishës. Kreu i pankinës së verdhekuqve ka deklaruar në konferencë për shtyp se e konsideron Berishën një djalë me perspektivë të madhe për të ardhmen. Sa i përket moshës, Goti e bën të qartë se me 21 vite mbi supe, sulmuesi shqiptar nuk mund të quhet i ri.

“E konsideroj një djalë me perspektivë të madhe. Ai ëhtë 21 vjeç, nuk është aspak i ri. Është i ri në aspektin e rrugëtimit të tij. Duhet të përpiqemi ta bëjmë që të ndjekë udhën e duhur në mënyrë që të bëhet një rreth vicioz. Duhet ta lexoj situatën edhe për rrugën individuale të fëmijëve E përsëris që kam një respekt të madh për futbollin”, ka thënë Luka Goti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/