Në pritje të ofertave: Ja formacioni i lojtarëve pa kontratë

Jemi në periudhë merkatosh. Futbollistë, agjentë, drejtorë e presidentë klubesh i janë drejtuar tavolinave të negociatave teksa përgatiten për sezonin e ri. Në krahasim me vitet e shkuara kemi një numër më të vogël lojtarësh pa kontratë. Megjithatë, vetëm me futbollistët e lirë mund të ndërtosh një formacion pretendent.

Një “gardian” si Enea Koliçi jep garanci absoluten në portë. Veliu dhe Turtulli janë një dyshe interesante për qendrën e mbrojtjes, ndërsa Gocaj dhe Kotobelli në krah janë lojtarë të sprovuar prej vitesh në ato role.

Mesfusha treshe me Jonuzin, Hilën dhe Behar Ramadanin është një trinom i kompletuar. Në krahë të sulmit Ngo dhe Fili garantojnë asiste të shumtë për shkodranin Sukaj, i cili tregoi te Flamurtari se në Superiore është i aftë të bëjë diferencën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online