FOTO | Renditja “Fair Play”: Luftëtari më i “ashpri”, e rivalizojnë Flamurtari e Partizani

Edhe pse i kushtohet pak rëndësi, FSHF jep një çmim të veçantë në fund të çdo edicioni. Skuadra që merr çmimin “Fair Play” nuk mund të thuhet se është vetëm një trofe simbolik, pasi e ka dhe një stimul të vogël financiar.

Edhe pse është paksa e ndërlikuar mënyra se si skuadrat fitojnë pikët, duhet të përmendim se llogaritja bëhet në bazë të kartonëve që lojtarët marrin, por edhe dënimeve për sjelljen e tifozëve. Ashti si një vit më parë, një prej skuadrave që duhet marrë shembull është Tetuta, e cila deri më tani është në vendin e parë.

Ajo që bie në sy është se në vendin e fundit është Luftëtari, pasi siç duhet bluzinjtë janë skuadra që kanë marrë më shumë kartonë këtë edicion. Në të njëjtat ujëra janë edhe Flamurtari e Partizani. Vlonjtatë për shkak kartonësh, ndërsa kryeqytetasit për dënimet që kanë marrë nga Komisioni i Disiplinës. Mbete për t’u parë se kush do të renditet e para dhe e fundit në përfundim të edicionit, por “djemtë e detit” mbeten favorit krahasuar me ndjekësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online