Rihapet “marketi” Monako, ylli i ekipit drejt kampionatit turk

0

Radamel Falkao është pranë largimit nga skuadra e Monakos. Lajmi raportohet nga sajti francez “Yahoo.sports.fr”, sipas së cilit, destinacioni i ri i sulmuesit kolumbian do të jetë kampionati turk.

Ekipi i interesuar për 32-vjeçarin është Galatasaji. Kampionët në fuqi të Turqisë, janë vënë në ndjekje të një sulmuesi dhe Falkao është bërë prioriteti i merkatos së klubit.

Rrogat e kolumbianit janë të papërballueshme për financat e Galatasarajit, por në Stamboll janë shumë pranë nënshkrimit të një kontrate sponsorizimi me shifra rekord, që do të bëjë të mundur transferimit e lojtarit.

Ndërkaq, shumë pikëpyetje ngelin mbi fatin e klubit të Monakos, që për momentin renditet në vendin e parafundit të tabelës së kampionatit francez. Në Francë kanë filluar të qarkullojnë lajme se pronarët rus të klubit janë pranë shitjes së aksioneve të tyre drejt një kompanie kanadeze.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.