Mesi i befasuar: Ronaldo magjik, nuk e prisja

0

Lionel Mesi vazhdon të dhurojë spektakël në mbrëmjet e Champions League ashtu siç ka bërë për më shumë se një dekadë radhazi. Në përfundim të ndeshjes ndaj Lionit, “pleshti” foli para gazetarëve, të cilët e pyetën dhe mbi paraqitjen e rivalit të tij Kristiano Ronaldo.

“Kristiano ishte mbresëlënës ditën e djeshme. U surprizova shumë pasi mendova se Atletiko do të kishte më shumë fuqi se aq, Juve i mori para dhe Kristiano pati një natë magjike me tre gola”.

“Siti dhe Juve janë kundërshtarë shumë të mirë,  Ajaksi ka shumë lojtarë të mirë, çdo skuadër mund të t’i bëjë gjërat e ndërlikuara. Neve na mbetet të përgatitemi siç duhet për ata që na pret në fazën tjetër”.

“Vuajtëm pak kur rezultati shkoi 2 – 1, por me golin e tretë gjithçka u bë më e thjeshtë. Kur kishim topin ishim në formën tonë më të mirë”, përfundoi Mesi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.