VIDEO/ Mançester Siti fundos Brajtonin, “kërcënon” Arsenalin me goleadë në garën për titull

Mançester Siti është i vendosur të garojë deri në fund për titullin kampion. Pavarësisht lodhjes fizike të cilën Guardiola e shprehur me zë të lartë në fundjavë, “qytetarët” kanë fundosur Brajtonin me rezultatin e thellë 0-4. Siti e vendosi ndeshjen që në pjesën e parë të takimit.

De Brujni shkundi rrjetën në minutën e 17 të takimit, ndërsa më pas ishte Fodeni ai që shënoi në minutat 26 dhe 34. Për të vulosur rezultatin përfundimtare të ndeshjes mendoi Alvarezi, i cili fiksoi shifrat në 0-4 në minutën e 62-të. Mançester Siti “kërcënon” kështu me goleadë Arsenalin në garën për titull. Ekipi i Guardiolës aktualisht gjendet në vendin e dytë të renditjes, me një pikë më pak se Arsenali kryesuar. Megjithatë, Mançester Siti ka një ndeshje më tepër në dispozicion për të zhvilluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/