E FUNDIT/ Vllaznia bën lëvizjen e papritur në fazën e fundit të kampionatit, largohet Qatip Osmani

Vllaznia ka bërë një lëvizje të papritur. Klubi shkodran ka njoftuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” se ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin Qatip Osmani. Vllaznia po përjeton një krizë rezultatesh së fundmi, por largimi i trajnerit ishte papritur, duke qenë se kampionati ka hyrë në fazën e fundit të tij.

“KF Vllaznia njofton të gjithë opinionin sportdashës se ka mbyllur me mirëkuptim bashkëpunimin me profesor Qatip Osmanin dhe po ashtu edhe me zëvendëstrajnerin Bashkim Livoreka. Klubi i falenderon për të gjithë kontributin e dhënë për skuadrën tonë dhe i uron shumë suksese në karrierën e tyre të mëtejshme”, ka komunikuar klubi Vllaznia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/