RENDITJA | Skënderbeu merr komandën, Tirana ende në krizë  

Java e dhjetë u mbyll me ndeshjen më interesante mes Partizanit dhe Skënderbeut. Java e parë e fazës së dytë solli jo pak rezultate surprizuese, të cilat u pasuan me lëvizje në klasifikim. Korçarët mundën Partizanin në Tiranë, duke u shkaktuar një tjetër humbje ashtu si në fazën e parë.

Juglindorët u mjaftuan nga golat e Muzakës dhe Bregut në pjesën e dytë për të marrë kreun e klasifikimit. Zbret nga froni Partizani, por mbetet sërish pranë vendit të parë, me vetëm një pikë larg.

Afrohet Kukësi me dy kryesuesit, pasi mundi në ”derbin e veriut” Laçin. Verilindorët u treguan pragmatistë dhe u mjaftuan me një gol të Uilliamit, për të marrë pikë të plota ndaj bardhezinjve që koleksionuan humbjen e dytë radhazi.

Nuk ndryshon asgjë në klasifikim për Flamurtarin dhe Teutën që janë në ekuilibër absolutë si në pikë, gola të pësuar dhe të shënuar. Në Vlorë, “derbi bregdetar” u mbyll në barazim 1-1, me Alveshin që kaloi në avantazh kuqezinjtë, por pak më vonë ishte Progni që vuri ekuilibrin. Një ndeshje me mjaft polemika dhe tension, por që nuk solli fitues në fund.

Mbeten në krizë Tirana dhe Kamza që barazuan 1-1. Mema merr pikën e parë si bardheblu, por nuk është se ndryshon shumë gjë tek 24-herë kampionët, të cilët janë shumë larg pritshmërive. Kamza e Duros vijon serinë e ndeshjet pa fitore dhe tani sheh edhe Luftëtarin që ta parakalojë në klasifikim.

Bluzinjtë ju falën Shkurtajt, që i ndëshkoi dy herë krutanët e Kastriotit, të cilët koleksionuan humbjen e radhës dhe tashmë nuk shohin fitore prej 9 javësh. Luftëtari barazohet me pikë me Tiranën dhe skuadra e Mezanit nis ngjitjen në klasifikim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online