Java e 16-të u mbyll me një ndeshje mjaft të luftuar si Flamurtari dhe Laçi. Bardhezinjtë dolën duarbosh nga Vlora, duke mos e shfrytëzuar faktin e 3 nga 4 skuadrat që ndodhen më sipër në klasifikim nuk morën pikë të plota. Afrohet Flamurtari, që ndodhet vetëm 1 pikë pas kurbinasve. Gjithsesi problemi i kuqezinjve është se nuk kanë stabilitet.
Nga skuadra e kreut gëzon vetëm Kukësi, me verilindorët që mundën minimalisht Skënderbeun, duke i arritur këta të fundit në Klasifikim. Korçarët nuk po kalojnë një moment dhe aq të mirë, megjithatë ndodhen aty në krye.
Nuk ka si të mos veçohet suksesi i Tiranës, që mundi pastër 4-0 skuadrën e Kastrioti në “Selman Stërmasi”. Në një stadium pas tifozë gëzoi Mema suksesin e parë si trajner i Tiranës. Vendi i shtatë për bardheblutë pas kësaj fitoreje, por aspak të qetë, pasi diferenca me vendin e fundit është vetëm 4 pikë.
Edhe Gjoka po ashtu festoi 3 pikët e para nën drejtimin e Kamzës, duke lënë njëkohësisht vendin e fundit. Suksesi minimal me Luftëtarin, i afroi akoma dhe më shumë kamzalinjtë me gjirokastritët që tani ndjejnë akoma dhe më shumë presionin e rrezikut për të rënë nga kategoria, për shkak se problemet financiare po i pengojnë lojtarët që të japin më të mirën e tyre në fushë.
Ndeshja e “Niko Dovanës” ishte në plot kuptimin fjalës fantastike me raste e gola, por pa fitues. Ndalet Partizani nga Teuta e Shkëmbit, e cila vijon të mahnitë. Plot 9 takime pa humbje për “djemtë e detit” të cilët vijojnë që të afrohen me kreun. Partizani ndjen presionin e Kukësit që tashmë ka ngushtuar diferencën, por sërish mbetet lideri i Superiores edhe pas kësaj xhiroje të 16-të.