Duel “gjigantësh” në Tiranë, Uldedaj në ring për titullin kampion bote

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj do të zhvillojë për herë të parë në karrierën e tij profesioniste një duel në tokën shqiptare. Të shtunën më datë 15 dhjetor, ora 18:-00 në ambientet e sallës sportive “Feti Borova”, pranë Tirana Olimpik Park, 21-vjeçari, do të vihet përballë argjentinasit Nikolas Leandro Arganaraz.

Fituesi i duelit do tw shpallet i titullit titullin kampion bote “WBO Junior” në peshën “Cruiserweight” (deri në 90.7 kg). Boksieri lezhjan vjen në këtë përballje si i pamposhtur me një rekord prej 9 fitoresh, dy prej të cilave me nokaut. Kundërshtari argjentinas është gjithashtu i pamposhtur me një rekord prej 7 fitoresh.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Uldedaj u bën thirrje fansave të tij për ta mbështetur në këtë përballje, që është e para për të në atdhe: Të dashur Miq! Me datë 15 Dhjetor 2018 do të ngjitem në ring për ndeshjen më të rëndësishme të karrierës sime, duke synuar titullin Kampion Bote “WBO Junior”. Mbështetja juaj është forca ime. Ju ftoj të më përkrahni në Olimpik Park Arena Tirana. Me respekt Jurgen Uldedaj.

Çmimet
VIP – 15’000 Lekë
Gold – 5’000 Lekë
Tribunat në sallë – 3’000 Lekë

BILETAT :
tel: +35544508874
online : www.t-ticket.al
Biletaria stadiumit “Selman Stermasi”
Dyqani Joma, ETC
Dyqani Joma, 9 Katshet
Dyqani Macron, Ring Center kati 3
Stadiumi “Loro Borici” në Shkodër
Ngjitur “Hotel Liss” Lezhë “Adi Travel”
Lagjia Gurra në Lezhë

DETAJET E ORGANIZIMIT
11 dhjetor konferenca te Hiilton Garden, ora 15:00
12 dhjetor demostrime te Toptani Shopping center, ora 17:00
14 dhjetor peshimet te Tajvani kati -1, ora 16:00

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online