Lukaku tepër i shtrenjtë, Marota në sulm për “bishën” e Serie A

Antonio Konte e ka bërë të qartë prej kohësh që sulmuesi ideal për të tek Interi është Romelu Lukaku. Megjithatë, negociatat për sulmuesin belg nuk po rezultojnë të frytshme. Mançester Junajtid nuk pranon ta lëshojë 26-vjeçarin pa 80 milionë euro.

Duke qenë se çmimi i lartpërmendur është i papërballueshëm për financat e Interit, drejtori Marota ka filluar të mendojë për alternativa të tjera. Sipas “Corriere Dello Sport”, fokusi i klubit zikaltër tashmë është te kolumbiani Duvan Zapata.

Duvan Zapata

Sulmuesi i Atalantës mbylli sezonin më të mirë të karrierës së tij, ku në 37 ndeshje shënoi 23 gola. Kontrata e Zapatës me klubin bergamask mbaron në fund të sezonit të ardhshëm, një fakt ky që i bën më të lehta negociatat për kartonin e lojtarit.

https://www.youtube.com/watch?v=ZUmP4fptSuo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online