Takim 3 orë midis Leonardos e Nejmar, zbulohet çmimi i brazilianit

Nejmar Zhunior u rikthye ditën e sotme në Paris. Futbollisti brazilian mori pjesë në të parën seancë stërvitore për sezonin e ri. Mediet franceze kanë zbuluat se midis ka pasur një takim që ka zgjatur më shumë se tri orë midis yllit të PSG-së dhe bashkëkombësit të tij Leonardo, i cili pak javë më parë u rikthye së qenit drejtor sportiv i kampionëve të Francës.

Sajti i njohur “parisunited.fr”, ka zbuluar disa nga detajet e bisedës midis dy brazilianëve. Leonardo i ka bërë të ditur lojtarit se ai nuk do të largohet nga kampionët e Francës kundrejt një shumë më të vogël se 300 milionë euro.

Kjo kërkesë e PSG-së është e papërballueshme për Barcelonën. Katalanasit kanë shpenzuar 200 milionë euro për kartonin e De Jong dhe Grizman, çka e bën të pamundur një shpenzim të përmasave të tilla që do të vendoste një rekord të ri botëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online