E kryer | Hysaj – Atletiko “Game Over”, firmos mbrojtësi anglez

Lojtari i përfaqësueses angleze ndodhet në Madrid në këto momente

0

Atletiko Madrid i ka dhënë fund kërkimit për një mbrojtës të djathtë. Mediet angleze po raportojnë bashkërisht se futbollisti i Totenhem, Kieran Tripiër, ndodhet në Madrid në këto momente. 28-vjeçari po zhvillon vizitat mjekësore dhe në orët në vazhdim pritet zyrtarizimi.

Atletiko ka paguar 30 milionë euro për transferimin e anglezit. Kjo marrëveshja mbyll dhe mundësinë e kalimit të futbollistit shqiptar Elseid Hysaj te skuadra e drejtuar nga Diego Simone. Tekniku argjentinas ka tani në dispozicion të tij dy mbrojtës të djathtë të një niveli të lartë si Santiago Arias dhe i porsaardhuri Tripiër.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.