VIDEO | Simeone flet mbas eliminimit : Ja ç’ndodh kur luajmë bukur

0

Atletiko Madrid është eliminuar nga Kupa e Mbretit pas një ndeshje me ritëm ndaj Zhironës, që përfundoi me rezultatin 3 – 3. Skuadra katalanase, kishte barazuar në takimin e parë 1 – 1 dhe barazimi i sotëm solli festën në Madrid.

Trajneri i Atletikos, Diego Simeone, u tregua i butë para medieve, duke mos u marr me kritika për skuadrën e tij, megjithëse u shpreh se do të preferonte nëse skuadra e tij do të luante pak më shëmutar e të kalonte më tej. Ndoshta duke iu referuar golit të fundit të Dumbias, ku skuadra e tij u kap në kundërsulm si rrallë herë dhe e pagoi shumë shtrenjtë këtë gjë.

“Ishte një ndeshje e bukur, një klasike kupe. Kishim si synim ta fitonim dhe bëmë një pjesë të parë të mirë. Ata bënë një ndeshje të pabesueshme, i përgëzoj për fitoren, pasi ne dhamë gjithçka në këtë takim”

“Nuk është asnjëherë pozitive kur eliminohesh, na mbetet të shikojmë ndeshjen e radhës. Zhirona bëri një ndeshje të mirë dhe s’mund t’u heq meritat atyre. Por, padyshim do preferoja të luaja e keq të kaloja më tej”, përfundoi Simeone.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.