Konferenca e pazakontë e Bielsës: Jo vetëm Lampard, i spiunoj të gjithë!

Trajneri i Lids Junajtid, Marselo Bielsa ka zhvilluar sot një konferencë të pazakontë për shtyp. Tekniku argjentinas ka organizuar këtë konferencë vetëm 24 orë pasi u hap një çështje ndaj tij nga Federata Angleze. Në fjalën e tij, strategu i Lids tha:

“Nuk kam spiunuar vetëm ekipin e Lampard, por të gjithë. Rivalët e mi më konsiderojnë si të çmendur, si një njeri që nuk respekton “Fair Play”, por kjo gjë nuk më intereson.

Përderisa nuk bëj asgjë të jashtëligjshme, nuk mendoj se është një problem madhor. Gjithsesi, unë e pranoj se mund të dënohem nga FA, por këto janë rregullat.

Për veprimet e mia, klubi nuk ka asnjë përgjegjësi, gjithçka është mbi supet e mia. Kur studion formacionin dhe stërvitjen e kundërshtarit vetëm një ditë para ndeshjes, të lejon të përgatitesh në varësi të saj. Nuk po e justifikoj veprimin tim.

Siç e tha dhe Lampard vetë, unë nuk kam dhe nuk do të kem asnjëherë qëllime të këqija. Duhet që të gjithë të adaptohemi me rregullat që FA ka caktuar.

Çdo ndeshje dhe çdo rival që unë studioj, më merr katër orë. Kemi plot 20 pjesëtarë në staf dhe të gjithë bëjnë punën e tyre. Informacioni që mblidhet brenda një javë është shumë i madh dhe shkakton stres.

Kjo mënyrë pune që unë kam implikuar, nuk është e jashtëligjshme. Krijon “rrugë të shkurtra”, por nuk është e ndaluar. Nëse ju mendoni se kjo gjë na çon më afër fitores, e keni shumë gabim. Të gjithë ju e dini se nuk flas mirë anglisht, por mund t’ju them çdo gjë për të gjitha ekipet që luajnë në Championship”,- u shpreh Bielsa në konferencën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online