VIDEO | Franca poker Moldavisë, Islanda kalon pa probleme Andorrën

Në grupin H të eleminatoreve të Euro 2020, së bashku me kombëtaren tonë dhe Turqinë, bëjnë pjesë gjithashtu edhe Franca, Islanda, Moldavia dhe Andorra. Pikërisht, kampionët e Botës e nisën në mënyrën më të mirë rrugëtimin e tyre, teksa shkatërruan Moldavinë në transfertë me shifrat 1-4.

Antuan Grizman ishte ai që hapi serinë e golave, ku në minutën e 24-të kombinoi në mënyrë perfekte me Pol Pogba, duke çuar në avantazh kombëtaren e tij.

Tre minuta më vonë, pas një goditje nga këndi, Rafael Varan dyfishoi shifrat, pasi kërceu mbi të gjithë dhe goditi saktë me kokë.

Në minutën e 36-të pati vend edhe për një gol të Oliver Zhiru, gol që mbylli pjesën e parë me shifrat 0-3.

Në fraksionin e dytë, Franca gjeti dhe golin e katërt në minutën e 87-të me anë të Kilian Mbape. Dy minuta më vonë pati festë edhe për vendasit, të cilët shënuan me anë të Ambros. Ndërkohë, nga ana tjetër, kundërshtari ynë i radhës, Andorra, u mposht 0-2 nga Islanda. Bjarnason dhe Kjartanson ishin autorët e golavë për islandezët.

Moldavi 1-4 Francë
Shënues: Ambros 89′ / Grizman 24’, Varane 27’, Zhiru 36’, Mbape 87′

Andorrë 0-2 Islandë
Shënues: Bjarnason 22’, Kjartanson 80’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *