Tirana pa ndryshime, Daja zgjedh “ushtarët” për të ndalur Skënderbeun

0

Pasi u mbyllën dy takimet e orës 14:00, java e 22-të e Superiores vazhdon edhe me dy sfida të tjera. Tirana do të presë ekipin e Luftëtarit, në një sfidë ku bardheblutë do të synojnë fitoren. Luftëtari nuk duhet të dalë pa pikë nga ky takim, duke parë dhe pozitën ku ndodhet në renditje.

Edhe Flamurtari përballë Skënderbeut është një sfidë shumë interesante dhe delikate për të dyja skuadrat. Të besuarit e Shehit u rikthyen te fitorja përballë Laçit dhe synojnë të ruajnë ecurinë, por përballë do të kenë Flamurtarin, skuadër që kërkon medoemos të lërë pas problematikat e javëve të fundit.

Trajnerët kanë zgjedhur formacionet e tyre për këto sfida, ky në sy bie formacioni i Ardian Memës, i cili nuk ka aspak ndryshime. Doka mungon për shkak kartonësh dhe i besohet Kërçikut. Ahmataj luan me Dungan në majë të sulmit, me mbështetjen e Demos dhe Filit nga krahët.

Daja nuk preferon të bëjë ndryshime, me Bathën sërish në majë të sulmit. Nga krahët do të luajnë Musta dhe Kale, me Torasën që pritet të ketë një rol të lirë pas sulmuesit.

Shehi i beson sërish në mbrojtje të riut Pëllumbi, i cili do të ketë partner në prapavijë të rikthyerin Radash. Në majë të sulmit Krasniqi, ndërsa nga krahët do të ketë shumë cilësi, me dy lojtari si Muzaka dhe Pervan.

Kategoria Superiore – Java 22
E diel, më 17 shkurt, ora 17:00

TIRANA – LUFTËTARI

Tirana: Abibi, Kërçiku, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Karabeci, Daja, Hasani, Halili, Greca, Ngo. Trajner: Ardian Mema

Luftëtari: Ruçi, Rapa, Hoxha, Koconis, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Rapo, Demo, Fili, Dunga. Trajner: Julian Ahmataj

Gjyqtarë: Kridens Meta, Egin Doda, Astrit Mahmuti, Laver Alla

Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Ilirjan Kristo

FLAMURTARI – SKËNDERBEU

Flamurtari: Koliçi, Ribaj, Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Mustafa, Rrapaj, Kale, Torasa, Musta, Batha. Trajner: Ilir Daja

Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Radas, Pëllumbi, Abazi, Dita, Taipi, Sibo, Muzaka, Pervan, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Cokaj, Ani Kociaj, Klodian Shahini

Delegat: Petrit Brahja; Vëzhgues: Plarent Kotherja

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.