Largohet një rezervë, Guardiola një thes me para për yllin portugez

0

Danilo është shumë pranë largimit nga Mançester Siti. Braziliani nuk ka arritur ta gjejë veten te “Qytetarët” dhe si pasojë as në formacionin e parë të Guardiolës. Ky fakt e shtyn 27-vjeçarin drejt një klubi ku do të kishte më shumë minuta në këmbë. Largimi i tij nuk është pa pasoja për Sitin.
Në krahun e djathë të difensivës do të mbetej vetëm Kajli Uoker. Kështu sipas medieve angleze, klubi anglez ka gati 50 milionë paund për të sjellë Zhoao Kanselon në “Etihad Stadium”. Mbrojtësi i Juventusit zhvilloi një gjysmë të parë sezoni të mrekullueshme, për t’u lënë më pas në hije nga Alegri.

Ky fakt e ka lënë të zhgënjyer portugezin dhe largimi është shumë pranë. Loja e tij do të përshtatej shumë me stilin e Guardiolës. 24-vjeçari është i aftë të mbulojë të dyja fazat e lojës. 50 milionë paund janë një shifër shumë tunduese për Juventusin, që ka treguar se nuk i reziston të tilla ofertave.

Zhoao Kanselo
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.