Inter-Van de Bek, flet agjenti i lojtarit

Doni Van de Bek është një prej xhevahirëve më të çmuar të merkatos. Për yllin e Ajaksit interesohen një sërë klubesh të mëdha të Evropës. Totenhem, Juventus dhe Inter janë tre skuadrat, që e kanë shprehur më konkretisht dëshirën për ta pasur 22-vjeçarin në organikën e tyre. Para dy ditësh në mediet italiane u hap lajmi se përfaqësuesit e Van de Bek ishin në Milano për të negociuar me Interin.

Sot ka folur agjenti i mesfushorit. Ai është shprehur se ka një miqësi tepër të ngushte me drejtorin sportiv të Interit, Pier Auzilio. Megjithatë, mohon të ketë biseduar me të rreth transfeërimit të yllit të Ajaksit. Ai shprehet se përfaqësuesit e tij janë në Milano për të parë disa lojtarë të akademisë.

“Stafi im është në Itali, por jo për një takim me Interin. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Auzilion. Por nuk kam biseduar kurrë me të në lidhje me Van de Bek. Bashkëpunëtorët e mi janë atje për të parë disa djem të akademisë sonë, asgjë me shumë. Nuk ka snjë kontakt më Interin”, u shpreh menaxheri i lojtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online