Kasano: Interi t’i shporrë këta dy lojtarë. Goli i Naingolan? Çfarë gafe e Sheznit!

0

Antonio Kasano është ndalur te situata e Interit, klub me të cilin është tifoz në Itali. Barezi i famshëm, i cili luajti gjatë sezonit 2012-2013 me zikaltrit, është treguar i drejtpërdrejtë në emisionin “Tiki Taka”.

Ai sugjeron që Interi duhet të largojë nga ekipi dyshen Ikardi-Perishiç, madje nuk duhet të ketë asnjë dyshim për diçka të tillë. Më pas një replikë me Uanda Narën, gruan dhe agjenten e Mauro Ikardit, si dhe një koment për golin e Raxha Naingolan kundër Juventusit.

Interi duhet të bëjë vetëm diçka në qershor: duhet t’i nisë për shtëpi Ikardin dhe Perishiç. Është një problem i thjeshtë. Rrëmujën e bëri i pari Perishiç dhe më pas  ti (i drejtohet Uanda Narës, e cila i përgjigjet se po flet miku i Spaletit). Miqtë e mi ndodhen në Bari. Nuk kam miq në botën e futbollit. Goli i Naingolan? Çfarë gafe e Shezinit…”, përfundon Antonio Kasano.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.