Poçetino te Milani? Tani flet vetë trajneri argjentinas

0

Xhenaro Gatuzo më shumë mundësi po përjeton muajt e fundit si trajner i Milanit. Ish-mesfushori nuk ka arritur të ndërtojë një strategji fituese në Milano, kështu i shohim përsëri kuqezinjtë në ujërat e vendeve të Europa League. Natyrisht nuk është i gjithë faji i tij, gjithsesi do të jetë ai “kurbani” i parë. Kandidatët për ta zëvendësuar janë disa. Më prestigjozi dukej Mauricio Poçetino.

Megjithatë, argjentinasi ka përgënjeshtruar gjithçka. Ndodhet në një nga skuadrat më të mira në botë, të cilën e ka ndërtuar vetë me punën dhe përkushtimin e tij. Kështu përgjigja e tij ishte e pritshme. Ai shprehet se lajmet që dalin nuk janë të vërteta dhe nuk e dëshiron një eksperiencë të re në San Siro. Gjithsesi, Poçetino shprehet se ndihet i nderuar që Milani shfaq interes kundrejt tij.

Nuk di asgjë, por e lexova në media. Kjo botë kështu funksionon, por këto lajme nuk e ushqejnë egon time. Të tjerë duan të jenë në buzët e të gjithëve, por nuk kam nevojë për këtë. Këto situata janë pjesë e futbollit. Nëse flasim për interesin nga klubet e tjera, e marr vetëm si një shenjë nderimi”, u shpreh trajneri argjentinas i “Spurs”, që me këtë deklaratë shuan çdo zë që e lidhte atë më Milanin.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.