De Jong “tërbon” milanistët: Më pëlqen Interi, kuqezinjtë një kaos!

0

Frenki De Jong është një nga talentët më të mëdhenj të futbollit holandez. 21-vjeçari i Ajaksit është një nga emrat më të kërkuar në merkato dhe klubet e mëdha do të kenë një rivalitet të fortë mes tyre për të marrë shërbimet e mesfushorit.

Ky i fundit ka folur për “Voetbal International”, ku ndalet te dyshja e mrekullueshme: Ksavi-Iniesta dhe Leo Mesi. Të parët tenton t’i “kopjojë” në youtube, ndërsa argjentinasi e befason dhe e lë me gojë hapur me veprimet që bën.

De Jong nuk nguron të bëjë dhe një krahasim mes dy ekipeve milaneze. Respekt për Interin, aspak për Milanin. Zikaltrit i duken një ekip i mirë, ndërsa kuqezinjtë nuk janë një opsion për të ardhmen e lojtarit të talentuar të Ajaksit.

Shikoj video në youtube për të mësuar diçka nga Ksavi dhe Iniesta. Zbavitem kur shoh Mesin të luajë. Ajo çfarë bën ai është e çmendur dhe, ndonjëherë, më duke e pamundur. Inter? Më duken një skuadër e mirë, por nuk do të doja të shkoja te Milani, sepse nuk po luajnë mirë dhe klubi po kalon një periudhë kaosi”, përfundon Frenki De Jong.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.