Aromë rinovimi tek Atletiko, Simeone më i paguari i ekipit

Atletiko e Madridit po përgatitet për një rinovim të rëndësishëm. Nuk bëhet fjalë për ndonjë futbollist, por për Diego Simeonen. Trajneri argjentinas është pika kyçe e ekipit “colchoneros”, ndërsa qëndron në stolin e ekipit prej dhjetorit të vitit 2011.

Siç citon “Radio Marca”, drejtuesit e klubit kanë gati ofertën e rinovimit, me një rrogë që e bën Simeonen më të paguarin në ekip. Më shumë dhe se Antuan Grizman, ylli francez, i cili rinovoi deri në vitin 2023 me Atletikon.

Kontrata e Simeones skadon në verën e vitit 2020, ndërsa tashmë ai pritet të firmosë shumë shpejt për të vazhduar punën me ekipin. “Cholo” është një idhull i tifozëve të Atletikos, e ka dërguar klubin në nivele të larta dhe njeriu që ngushtoi diferencën me Realin dhe Barcelonën.

48-vjeçari është trajneri më fitues i historisë së Atletikos me 1 La Liga, 1 Kupë Mbreti, 1 Superkupë Spanje, 2 Superkupa Europiane dhe 2 Europa League. Pa harruar dhe dy finalet e Champions-it, të humbura të dyja përballë Realit të Madridit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online