VIDEO | Sinjale pozitive, “blerja” e parë e Laçit nis vrapimet

0

Ivan Galiç këtë verë la Kroacinë për t’u rikthyer në Shqipëri, ku më parë është aktivizuar me Flamurtarin. Pas një sezoni të mirë me Cibalia, klub me të cilin shënoi 7 gola në kampionat, Laçi u interesua për të dhe në ditët e fundit të merkatos arriti marrëveshjen.

Sulmuesi anësor mund të zëvendësonte Uzunin e shitur te Lokomotiva e Zagrebit, por ishte i pafat. Në ndeshjen debutuese në Kupë kundër Naftëtarit, ai u dëmtua në gju dhe iu desh të bënte një ndërhyrje në ligament. Gjithçka ndodhi në mes të muajit shtator.

Mjekët kanë garantuar se për katër muaj Galiç do të jetë gati për Laçin. Sulmuesi anësor, duke bërë llogaritë, në shkurt do të jetë në gjendje të japë kontributin e tij për bardhezinjtë. Së fundmi ai ka postuar edhe një video, ku tregon se tashmë ka nisur vrapimet dhe rikuperimi i tij po shkon në rrugën e duhur.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.