Cungu: Kampionati s’ka mbaruar, ja pse Rexhinaldo dhe Shkurtaj s’luajnë dot bashkë

0

Trajneri  i Kukësit Armando Cungu foli për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, në përfundim të takimit të humbur 2 – 1 kundër Teutës. Tekniku shkodran u shpreh se humbja e sotme nuk e vret garën për titullin.

NDESHJA “Mendoj që në përgjithësi djemtë bënë një lojë të mirë, ishim në ekuilibër në pjesën e parë dhe cinikë. Si rezultat i kësaj, kaluam në avantazh dhe e mbyllëm pjesën e parë në avantazh. E dinim që do të kishim presion nga kundërshtari në pjesën e parë”.

“Arritëm të dilnim para portë me Rrocën për të siguruar fitoren, por nuk arritëm ta bënim diçka të tillë. Toleruam në mesin e fushë, duke bërë disa faulla në mesfushë shumë të rrezikshme. ekipi i teutës ka shtatlartë më shumë se ne. Lojtarët e qendrës së fushës sakrifikuan: Dzaria me temperaturë dhe Limaj me problem në kavilje”.

KAMPIONATI – “Futbolli i tillë është, por Kukësi ka forca dhe ka fuqi për të vazhduar përpara dhe të bëjë kampionatin e vet. Kampionati nuk ka mbaruar, janë dhe 14 javë. Çdo gjë mund të ndodhi në futboll. Kukësi i ka mundësitë për të luajtur futboll dhe për të marrë pikët e saj. Në fund bëhet bilanci. Për mendimin tim. Kukësi po bën një sezon shumë të mirë deri më tani dhe kaq mund të them”.

RREZIKSHMËRIA – “Sapo e thashë që shkaqet e mesfushorëve që nuk ishin në gjendjne e tyre më të mirë. Nuk kishim alternativa për të bërë lojën më të mirë. Isha i gathsëm për të rrezikuar në 20 minutat e fundit. Pësuam golin e barazimi dhe nuk kisha çfarë të humbja më. Kërkuam të gjenin sërish golin, por i druhesha mesfushës së Teutës. Me situatat dhe mundësitë që kishim, nuk ishim me fat.

PETKU I KAMPIONIT – “Kukësi ka potenciale. Kukësi ka treguar që di të luajë futboll dhe ka bërë një kampionat të shkëlqyeshëm në dy fazat e para. Nuk e kemi filluar mirë këtë gjysmë të dytë, për shkak të ardhjeve të reja. Ekipi ishte i kujdesshëm në fazën mbrojtëse. E theksova dhe më përpara që i druhesha mesfushës së Durrësit, pasi fizikisht janë shumë të fortë, si në tokë, ashtu dhe në ajër. Ne kemi një lojtar prej tri ditëve me temperaturë, si dhe Limaj që u dëmtua në kavilje. Natyrshëm nuk mund të mendonim për të bërë presing lart dhe menduam ta kapim me kundërsulm. Kemi dalë të paktë 3-4 herë me kundërsulme të shpejta. Gjuajtëm shtyllë, humbëm dhe penallti dhe nuk e di se çfarë duhet të bëjmë më shumë”.

“Unë nuk e kam thënë asnjëherë që nuk kam cilësi në skuadër. Kjo cilësi ka bërë që të gjitha ndeshjet të luajmë jashtë shtëpie dhe të luajmë më mirë se kundërshtarët dhe të marrim rezultate të shkëlqyeshme. Nuk e kemi nisur mirë për arsyet që thashë më lart”.

SULMI – “Rexhinaldo e hodha në formacion se isha i bindur se ka gjendje të mirë fizike dhe do të na ndihmonte shumë. Po të luaja me dy sulmues, kemi vështirësi, pasi nuk kemi lojtarë për ta nxjerrë topin në sulm. Luajmë me dy sulmues në momentin kur rezultati nuk është në favorin tonë. E nisa vetëm me Rexhinaldon dhe kjo gjë më dha të drejtë.

SKEMA – “Në fakt, ekipi kishte krijuar një fizionomi loje në fazën e dytë, ku për 6-7 javë nuk pësuam asnjë gol. Arritëm të ngushtonim diferencat me kundërshtarët. Me ardhjet e reja, menduam të bënim një zgjidhje tjetër, për t’iu dhënë mundësinë ardhjeve të ingranohen në fushën e lojës. Të them të drejtën, ndeshja e sotme më pëlqeu. Gjithsesi, ne pretendojmë më tepër dhe e kam thënë dhe herë të tjera që të gjithë lojtarët duan kohën e tyre. Nuk duhet t’i vëmë në presion lojtarët e ardhur dhe kush e njeh futbollin sado pak, e kupton sa kohë i duhet një sportisti.”

PENALLTITË – “Nuk kam asnjë lloj pengu. As kur Rexhinaldo ka humbur penalltinë kundër Tiranës, as për Kordeiron. Ai ka qetësinë e duhur dhe aftësi teknike shumë të mira. Humbja e penalltisë mund t’i ndodhi gjithkujt, por fatkeqësisht na ndodhi neve dy herë rresht. Ekipi ka krijuar mundësitë për t’i fituar dy ndeshjet e fundit, por nuk kemi marrë asnjë pikë. Futbolli i tillë është. Mundësi dhe potenciale reale kemi”,- përfundoi Cungu.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.