Reali pezullon Iskon, “MARCA” zbulon debatin me Solarin

Problemet te Reali nuk po kanë fund. Pas sherrit midis Ramos e Perez, situatës kritike me Marselon që kërkon largimin prej muajsh dhe “prapësive” të Gareth Bejl, shtohet edhe një polemikë tjetër për skuadrën “Los Blancos”.

Fantazisti spanjoll, Isko, nuk ishte pjesë e skuadrës në transfertën e fituar me rezultatin 4 – 1 ndaj Real Vajadolit. Media spanjolle “MARCA” ka zbuluar se kjo gjë ka ardhur si pasojë e një dënimi nga kryesia  e klubit, pasi Isko nuk pranoi të udhëtonte me autobusin e skuadrës në prag të sfidës me Ajaksin të mërkurën e kaluar.

Në një mbledhje të bërë ditën e enjte, Isko shpjegoi se mori këtë vendim për shkak të raporteve të tensionuara që ekzistojnë midis tij dhe trajnerit Solari. Kapiteni i “Los Blancos”, i cili kryesoi mbledhjen theksoi se klubi vjen gjithmonë i pari.

Sipas “MARCA”, Solari nuk ishte pro dënimit për Iskon, por pezullimi ka ardhur me udhër nga lart. Ndërkohë, mësohet se lojtari ka kërkuar falje për sjelljen e tij dhe pritet që palët të pajtohen në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online