Rama: Ndryshime në kodin penal, tri vite burg kush hyn në fushë!

0

Kryeministri Edi Rama foli për problematikën e dhunës në futbollin shqiptar në tryezën e përbashkët të mbajtur sot në Tiranë. Kreu i vendit foli për ndryshime drastike në kodin penal, ku paralajmëroi si masë të parë dënimin me tri vite të burg për çdo person që futet në fushë.

Për problemin e dhunës, duhet të kemi një qasje për të vendosur një bazë solide dhe për të hyrë në një bazë pa kthim. Duke u bazuar në njohuritë e mija të kufizuara, unë besoj se spektatorët në stadiume u takon një status i veçantë. Kjo është një gjë që vendet e tjera e kanë. Besoj se është koha që policia e shtetit dhe Federata të mos ia lënë topin njëra-tjetrës, por të bashkëpunojnë. E di që ka një problem ligjor, por kjo nuk është një arsye për t’u fshehur pas gishtit, por është një nga aspektet që ne duhet të trajtojmë”.

Unë besoj se po aq e rëndësishme sa është policia në stadiume, aq e rëndësishme është që mos e kemi mendjen për herë të policia. Problemi më i madh i policisë është infrastruktura e stadiumeve. Klubet duhet të pajisin impiantet me kamera, tani jetojmë në epokën e teknologjisë”.

Kur flas për status të veçantë për spektatorin, e kam fjalën për të përcaktuar disa nivel detyrimesh dhe ndëshkimesh. Për shembull duke filluar nga gjobat. Stadiumet nuk do jenë arena ku shahet me libër shtëpia arbitri dhe kundërshtari. Duhet të hyjë në një proces libri dhe në bazë të statusit të spektatorit të merren dënimet përkatëse. Ne do të ndërhyjmë menjëherë në kodin penal dhe kapërcimi i vijave të bardha do të dënohet me tre vite burg, jo gjobë. Kush kalon vijën e bardhë dhe hyn në tapetin e gjelbët është një kërcënim fizik për ata që janë duke kryer detyrën e tyre”.

Kemi domosdoshmërinë që ta aplikojmë këtë dënim minimumi tre vite. Kemi shembuj pozitiv nga Anglia, ku jo vetëm që u zhduk dhuna, por u zhdukën edhe telat nga stadiumet. Burgimi dhe përjashtimi i përjetë i atyre që prekin vijat e bardha do të jetë hapi i parë që ne do bëjmë me parlamentin duke ndryshuar kodin penal”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.