Juventusi i sezonit të ardhshëm nuk pritet të jetë i njëjti. Bardheznjtë kanë objektiva të mëdha në merkato. Matijs De Ligt dhe Adrien Rabio janë dy emrat që kryesojnë listën e transferimeve. Francezi do të vinte pa harxhime për blerjen e tij, pasi i skadon kontrata në verë. Megjithatë ai kërkon një pagë me jo më pak se 10 milionë euro.
Matijs De Ligt është objektivi më i vështirë për t’u arritur. Ylli holandez kërkohet me shumë ngulm nga Barcelona, që deri pak ditë më parë ishin shumë afër tij. Megjithatë situata ka ndryshuar dhe katalanasit janë zbehur si alternativë. Nga kjo mund të përfitojë Anjeli e Paratiçi për të bërë ofertën e duhur dhe për ta bërë të tyrin 20-vjeçarin.
Synime të tjera të Juves janë Hames Rodriges, Pol Pogba apo Federiko Kieza. Kolumbiani do të ktheht të Reali në fund të sezonit, pasi Bajerni nuk do e paguajë shifrën e lirimit të tij nga Madridi. Mbetet për t’u parë se ç’do të ndodhë me 26-vjeçarin dhe Juventusi është gati për të përfituar. Pogba duket shumë i vështirë për t’u arritur, pasi duhet të konkurohet me Real Madridin. Kieza është më i arritshëm, por Fiorentina do betëm para në dorë, diçka që në Torino nuk mund t’ja mundësojnë.
Që të arrihen kaq shumë hyrje, duhen edhe disa shitje për të qenë në balancë me rregullat strikte të vendosura nga UEFA mbi ndershmërinë financiare. Zhoao Kanselo është në dyshin për të ardhmen e tij në Torino. Qëndrimi i tij lidhet me trajnerin Alegri. Nëse italiani largohet te PSG apo një klub tjetër, portugezi do të qëndrojë. Në rast të kundërt Juventusi do e nxjerrë në treg për rreth 60 milionë euro, pasi atij dhe trajnerit nuk i përputhen personalitetet dhe ky i fundit nuk e aktivizon shumë.
Miralem Pjaniç ka kohë që lidhet më një largim drejt Madridit apo Mançester Sitit. Ndërkohë që shpresohet që Higuain të blihet nga Çelsi dhe të mos bëhet një barrë më shumë në “Allianz Stadium”. Edhe Dibala e Manzukiç janë në ajër.