Boateng në radarin e Junajtid, Murinjo ideon shkëmbimin

0

Zherom Boateng e ka bërë të ditur prej kohësh se kërkon të provojë një eksperiencë jashtë Gjermanisë, dhe për mbrojtësin 29-vjeçar janë vënë në lëvizje disa klube elitare evropiane, ku më të përfolurit kanë qenë francezët e PSG-së. Sipas gazetës gjermane “Bild”, së fundmi për shtatlartin gjerman është futur në lojë edhe klubi i Mançester Junajtid.

Zhoze Murinjo ka deklaruar se skuadrës së tij i duhet një qendërmbrojtës dhe një sulmues i djathtë për të rivalizuar për titullin e Premier League . Boateng shikohet si përforcimi ideal për “Djajtë e Kuq” dhe për të siguruar kartonin e 29-vjeçarit, anglezët kanë menduar t’i ofrojnë kampionëve të Gjermanisë një prej lojtarëve të tyre më premtues.

Bëhet fjalë për sulmuesin Antoni Marsial. 22-vjeçari nga Franca ka pësuar një krisje me teknikun Murinjo dhe të dyja palët kanë rënë dakord që bashkëpunimi midis tyre të mbyllet gjatë kësaj merkatoje. Mançesteri nuk pranon që ta shesë kartonin e francezit te skuadrat rivale në Premier League. Tani pritet të shikohet se çfarë përgjigje do të japë pala bavareze, që në të shkuarën ka shfaqur jo pak interes për lojtarin në fjalë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.