Bajernit i buzëqesh fati, Kovaç merr një super lajm

Bajerni i Mynihut u mund në fundjavë nga Bajern Leverkuzeni, çka shkaktoi që diferenca me kryesuesit e Dortmundit të shkonte në shtatë pikë. Megjithatë, java e re nisi me një lajm të mirë për kampionët në fuqi të  Bundesligës.

Kapiteni i skuadrës Manuel Nojer, mungoi në takimin ndaj “aspirinave” dhe s’do mend që mosprania e “gardianit” ndikoi shumë në lojën  e bavarezëve. Të nesërmen e ndeshjes, shtyp gjerman u mbush me lajme se Nojer mund të humbte sërish sezonin pas një dëmtimi në një gisht të dorës, por gjithçka kishte qenë e pavërtetë.

Portieri 32-vjeçar kreu me volum maksimal stërvitjen e ditës së sotme dhe është vënë në listën e të grumbulluarve për takimin e Kupës së Gjermanisë ndaj Hertës së Berlinit. Me shumë gjasa Nojer do të kursehet për këtë ndeshje, pasi prioritet është kampionati dhe sigurisht Championsi, ku mesjavën e ardhshme bavarezët do të vihen përballë një kundërshtari të frikshëm si Liverpuli i  Jyrgen Klop.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online