Franca luajti një ndër ndeshjet më të dobëta të dobëta të viteve të fundit në transfertën e sotme ndaj Turqisë. Ekipi vendas mundi kampionët e botës me rezultatin 2 – 0, madje ky rezultat mund të ishte akoma dhe më i thellë po të mos ishte për një disa shpërdorime radhazi të turqve, por merita i takojnë dhe portierit Hugo Loris.
Si të mos mjaftonte fakti që ekipi nuk po koordinohej siç duhet, lojtarët francezë nuk dolën të bënin diferencën as në aspektin individual. Lojtari që zhgënjeu më shumë ishte 20-vjeçari Kilian Mbape, i cili regjistroi një statistikë të frikshme.
Mbape humbi topin plot 20 herë në këtë takim, më shumë se në çdo ndeshje tjetër me kombëtaren franceze. Mbrojtësit Hasan Ali Kaldirim dhe Merih Demiral u kthyen në një makth për sulmuesit e PSG-së.