“Mjaft me huazime”, Interi ka plane për talentin italian

Interi nuk e mendon aspak shitjen e talentit Andrea Pinamonti gjatë kësaj merkato vere. Sipas asaj që raporton “Gazzetta Dello Sport”, zikaltërit e shohin Pinamontin si një nga lojtarët e së ardhmes dhe janë gati të bëjnë të pamundurën që ta mbajnë në San Siro.

Paraqitjet e Pinamontit me Frosinonen, ku ishte i huazuar, por dhe me Italinë U20, kanë qenë të shkëlqyera, çka e kanë rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg, por dhe interesimin e skuadrave të tjera, që e duan kartonin e tij.

20-vjeçari bëri 27 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Frosinonen sezonin që sapo u mbyll, shënoi pesë gola dhe asistoi tre herë. Kontrata e tij me Interit skadon në vitin 2021, por bisedimet për rinovimin e saj kanë nisur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online