Zyrtare: Alba rinovon me Barcelonën, mbyll karrierën në “Camp Nou”

0

Zhordi Alba dhe Barcelona do të jenë të lidhur edhe për pesë vitet e ardhshme. Mbrojtësi i majtë do të rinovojë deri në vitin 2024. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë klubi katalanas në faqen e tyre zyrtare në “Twitter”. Kontrata aktuale përfundonte në 2020.

Aludime të shumta e kanë lidhur atë me ekipe të ndryshme, ku një prej tyre ishte dhe Juventusi. Gjithsesi, Alba ka përgënjeshtruar gjithçka me deklaratat e tij, duke i shprehur besnikërinë e tij blaugranasve.

Barcelona është më e qetë pas kësaj marrëveshje, pasi ka rinovuar me një nga ”senatorët” e ekipit dhe do ta ketë atë për një kohë të gjatë. Zhordi Alba është 29-vjeç dhe me shumë mundësi kjo do të jetë kontrata e tij e fundit afatgjatë me katalanasit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.