Kutrone në ajër te Milani, ky fakt do të thotë shumë

Patrik Kutrone dhe Milani duken larg. 21-vjeçari nuk ka arritur të zërë një vend si titullar i padiskutueshëm në ekipin e Milanit, madje kuqezinjtë thuhet se i kanë vendosur edhe çmimin. Torino është klubi që e pëlqen më së shumti.

Ekipet që dëshirojnë shërbimet e italianit të talentuar nuk mund ta kenë atë nëse nuk paguajnë të paktën 30 milionë euro. Qendërsulmuesi nuk ka arritur të ”ngrejë kokë” ndaj konkurencës së Higuain në pjesën e parë të sezonit.

Tani pengesa e tij është Piatek, të cilin vështirë se arrin ta konkurojë. Ai ka nisur si titullar vetëm 14 herë nga 31 paraqitjet që numëron me Milanin në këtë sezon. Kujtojmë që Kutrone ka shënuar 7 gola në të gjitha kompeticionet deri tani.

Një largim nga Milani i mundëson atij më shumë minuta, që janë të nevojshme për rritjen e tij si futbollsit. Kutrone i ka treguar cilësitë e tij, por për të mbajtur peshën e sulmit në një klub si Milani nuk është e lehtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online