Paketa, Vinisius Zhunior dhe Anderson: Brazili i ri po lind!

Kombëtarja e Brazilit nuk ka vuajtur asnjëherë sa i takon talentit dhe cilësisë individuale, por vitet e fundit krijimi i një grupi solid ka qenë problemi më i madh për pesë herë kampionët e botës. Sot, trajneri i “Seleçao”, Tite ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar, ku ka shumë emra të rinj.

Vinisius Zhunior është grumbulluar për herë të parë me Brazilin, pasi po bën një sezon fantastik me Realin e Madridit, edhe pse në një moshë shumë të re. Po ashtu, edhe Paketa është grumbulluar në kombëtare, pasi po shkëlqen me fanellën e Milanit. Edhe Filipe Anderson është një emër surprizë, por ylli i Uest Hemit është një ndër lojtarët më të mirë në Premier Ligë.

Lista e Brazilit:
Portierë: Alison (Liverpul), Ederson (Man. Siti) Ueverton (Palmeiroa)

Mbrojtës: Fabinjo (Liverpul), Alvesh (PSG), Danilo (Man. Siti), F. Luiz (Atletiko), Sandro (Juventus), Militao (Porto), Markinjos (PSG), Miranda (Inter), T. Silva (PSG)

Mesfushorë: Alan (Napoli), Artur (Barcelona), Kasemiro (Real Madrid), Kutinjo (Barcelona), Paketa (Milan), F. Anderson (Uest Hem)

Sulmues: Everton (Gremio), Firminjo (Liverpul), Zhezus (Man. Siti), Riçarlison (Everton), Vinisius (Real Madrid)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online