VIDEO: Me shpirt ndër dhëmbë, Milani mbron vendin e katërt

0

Një penallti ka mjaftuar që Milani të marrë një fitore shumë të mundimshme  1- 0 ndaj Lacios. Djemtë e Gatuzos i japin fund një ecurie negative prej katër ndeshjesh dhe tani duhet të bëhen gati për sprintin final të kampionatit, teksa kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje.

Lacio e filloi më mirë takimin me një rast shkëlqyer të Korreas, por Reina largoi rrezikun. Pjesa e parë u mbyll me një rast të pastërt të Piatek që nuk arriti të shënonte pak metra larg portës.

Vuajtjet vazhduan dhe gjatë pjesës së dytë. U desh një penallti e fituar nga Musakio për të zhbllokuar sfidën. Kesie merr përsipër penalltinë dhe nuk gabon.

Thomas Strakosha kreu një ndeshe të mirë, ku spikati me një pritje ndaj gjuajtjes së spanjollit Suso.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.