Valverde: Kriza e bën më të fortë Realin, “El Clasico” më e madhe se Mesi dhe Ronaldo

0

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka folur para gazetarëve në daljen për shtyp në prag të takimit ndaj Real Madridit. Tekniku bask ka shprehur bindje se skuadra madrilene do të jetë e aftë të hedhë pas krahëve krizën që i ka mbërthyer së fundmi.

“Real Madrid është një skuadër që krijon shumë shanse shënimi, ndërsa tani kanë pasur fat të keq para porte. Në ndeshjen e kaluar krijuan 12 raste shënimi, gjë që tregon nivelin e lartë që kanë në fazën sulmuese. Pres një Real shumë të fortë. Ndaj Barcelonës ata përherë kanë treguar se janë të aftë të dalin nga kriza”

“Mungesa e Mesit dhe Ronaldos dhe nuk e zbeh këtë takim. Rivaliteti i kësaj sfide ka filluar vite para shumë dekadash. Luajmë për më shumë se tri pikët nesër, pasi përveç pikëve fitorja mund të na ndihmojë shumë në aspektin emocional”

SHKARKIMI I LOPETEGUIT ? – “Nuk mendoj se rezultati i këtij takimi do të vendos të ardhmen e Lopeteguit te Reali”, përfundoi .

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.