VIDEO | IPKO Superliga: Fitore udhëtuesish, kryesuesit tregojnë forcën

Janë mbyllur tre ndeshjet e para të javës së 12-të të IPKO Superligës së Kosovës me ekipet udhëtuese që kanë arritur të fitojnë ndeshjet e tyre. Kryesuesit e Feronikelit, Prishtinës dhe Llapit ia kanë dalë të fitojnë në transfertë dhe vazhdojnë garën për kreun e renditjes.

Goli i Arbër Prekazit në pjesën e dytë i dhuroi tre pikë të arta Feronikelit, që reagon pas humbjes kundër Gjilanit dhe vazhdon kryesimin në kuotën e 26 pikëve. 29-vjeçari shënoi në minutën e 60-të të ndeshjes, duke i dhuruar ekipit të tij fitoren e tetë në kampionat. Përparim Islami u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 89-të, por nuk kishte dhe shumë kohë dhe Feronikeli arriti të ruante fitoren.

Nuk ndalet as Prishtina, që mposhti Gjilanin në transfertë me rezultatin 0-3. Ergyn Ahmeti kaloi ekipin e Josës në avantazh në minutën e 13-të, ndërsa Meriton Korenica vulosi ndeshjen me golin e shënuar në minutën e 33-të. Pjesa e dytë dhuroi një tjetër gol të Prishtinës, që trefishoi rezultatin me anë të Laurit Boshnjakut shtatë minuta përpara fundit të ndeshjes. Fitorja e tretë rresht në kampionat për ekipin kryeqytetas, që ngjitet në kuotën e 24 pikëve.

Një fitore tepër të rëndësishme ka arritur dhe Llapi, që triumfoi në transfertën e Drenicës. Bujar Idrizi ishte heroi i ekipit nga Podujeva me eurogolin e shënuar në minutën e 13-të, ndërsa Edon Zeqiri vulosi fitoren e miqve me golin e shënuar në minutat shtesë të takimit. Ky tre pikësh e ngjit Llapin në kuotën e 23 pikëve, tre më pak se Feronikeli dhe një poshtë Prishtinës së vendit të dytë.

Drenica – Llapi 0-2
(Idrizi 13’, Zeqiri 95′)

Gjilani – Prishtina 0-3
(Ahmeti 13’, Korenica 33’, Boshnjaku 83′)

Trepça 89’ – Feronikeli 0-1
(Prekazi 60’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online