Shajnder lëshon bombën: Ja pse ky talent zgjedh Realin para Interit!

0

Ish-ylli i Ajaksit, Real Madridit dhe Interit, Uesli Shnajder, ka folur sot për “De Telegraaf”, ku u ndalua më shumë te objektivi i “Los Blancos” dhe i Interit, Doni Van de Bek. Talenti holandez kërkohet me ngulm nga këto dy skuadra, që janë prej kohësh në garë për shërbimet e tij.

Shnajder pranoi se Van de Bek po pret me padurim akordin me Real Madridin, pasi preferon te transferohet në Bernabeu më përpara se te zikaltërit e Interit: “Jam shumë i lumtur për arritjet e Van de Bek.

Nga të gjithë talentet e Ajaksit, ai e ka pasur më të vështirë që të arrijë në majë, pasi nuk i besonin aq sa De Jong dhe De Ligt. Pavarësisht të gjithave, ai ka ulur kokën dhe ka punuar. Kur dëgjoj se Real Madridi dhe Interi, dy klube shumë të mëdha, kërkojnë firmën e tij, kjo gjë më lumturon shumë.

Doni është një futbollist me shumë karakter, nuk dorëzohet asnjëherë. Është lojtari i duhur për Realin e Madridit dhe ai vetë e di këtë gjë. Po pret që të gjejë akordin me ta dhe oferta e Interit ka kaluar e dyta. Kudo që të shkojë, do të bëjë shumë mirë”, përfundoi Shnajder.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.