Kastrioti do rikthimin në elitë, gati dy afrimet e para

Një mbrojtës dhe një sulmues, kjo është merkato e ditës së sotme për skuadrën e Kastriotit. Këtë herë me ish-lojtarë të Superiores, teksa mesfushori Xhulio Mehmeti dhe sulmuesi Emir Rezi, të cilët luajtën me Kamzën sezonin e fundit, tashmë kanë arritur akordin për të qenë pjesë e skuadrës krutane për sezonin e ri futbollistik.

“Kemi zhvilluar disa herë bisedime me të dy këta futbollistë. Besoj se jemi shumë afër marrëveshjes, që do të vijë shumë shpejt. Unë i kam patur futbollistë kur drejtoja Kamzën dhe i njoh mirë vlerat e tyre. Mehmeti është një mesfushor shumë i saktë dhe energjik, ndërsa Rezi një sulmues tipik goli”, kështu deklaroi Ramadan Ndreu për SportEkspres.com.

Shijakasi Ermir Rezi luajti tre sezone me Kamzën, pa marrë parasysh dënimin e saj në fazën e tretë të Superiores, ndërkohë që Mehmeti në karrierën e tij vetëm me skuadrën kamzalie është aktivizuar. Kastrioti është skuadra e tij e parë jashtë Kamzës. Këto janë dy përforcime cilësore për skuadrën krutane, pas ardhjes së Ramadan Ndreut në bankinë.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online