Goleadori i La Ligas zbarkon në Angli, e duan në “Merseyside”

0

Everton është pranë firmosjes me bomberin e Espanjolit, Borja Iglezias. 26-vjeçari është një nga sulmuesit më produktiv në La Liga. Ai regjistron plot 17 gola dhe 3 asiste me katalanasit këtë sezon, duke qenë edhe goleadori i ekipit të tij.
Spanjolli ka një klauzolë largimi prej 28 milionë eurosh, me Evertonin që është gati ta paguajë dhe të sjellë lojtarin në ishull. Iglezias nga ana e tij i ka shprehur dëshirën e largimit klubit spanjoll.

Ardhja e sulmuesit më në fund pritet të zgjidhë problemet e vazhdueshme në sulm për Evertonin. Anglezët kanë shpenzuar shuma mjaft të mëdha për të sjellë Çenk Tosun dhe Sandro Ramirez. Përtej harxhimeve të dy lojtarët nuk kanë qenë në lartësinë e duhur.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.