Ronaldo përkushtim maksimal ndaj Juves, “tradhton” Portugalinë

Pushteti i Kristiano Ronaldos te kombëtarja portugeze nuk njeh limit. Ronaldo është ndër të paktët lojtarë në planet që i lejohet të bëjë çfarë të dojë në aspektin e kombëtares, por fundja e fundit është një status që e ka përfituar falë paraqitjeve fantastike në fushën e lojës.

Sipas “Gazzeta Dello Sport”, 33-vjeçari nuk ka ndërmend të shkojë në grumbullimin e kombëtares luzitane për takimet e muajit shtator ndaj Kroacisë dhe Italisë. Arsyeja për këtë vendim është dëshira e madhe e tij për të arritur sa më shpejt formën optimale te Juventusi.

Kombëtarja portugeze tani duhet të bëj pa të, por në fund të fundit kemi të bëjmë me një takim miqësor dhe një ndeshje në kuadër të turneut eksperimental “Nations League”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *